Tuesday, October 26, 2010

Humori na bashkon"Agron Llakaj"

Agron Llakaj eshte pa dyshim nder aktoret me te mire te humorit ne mbare trojet shqiptare. Rolet e tij pelqehen nga te gjithe. Ai, ne nje interviste dhene "Kosoves Sot", flet edhe per largimin e grupit te mirenjohur "THE SHBLSH", per "Portokalline", per aktoret e Kosoves, si dhe per shume gjera te tjera interesante

"Kosova Sot": Ne fillim te kesaj interviste do te donim te na flisnit dicka per edicionin e sivjetshem te "Portokallise". Sa ka ndryshuar "Portokallia" nga edicioni i kaluar?
Agron Llakaj: Duke bere nje retrospektive te asaj cka ka qene "Portokallia" dhe te asaj cka eshte, lirisht mund te them se eshte kthyer ne akademi te humorit per gjithe shqiptaret. "Portokallia" ndryshon nga sezoni ne sezon, per te qene gjithmone e kerkuar dhe gjithmone e re dhe e fresket. Sezoni i ri ka filluar fuqishem, me nje riformatim te ri te te gjithe elementeve perberese te spektaklit. Besoj se jemi aty ku duhet dhe do te mberrijme patjeter qellimin tone qe "Portokallia" te jete e kerkuar cdo te diel dhe te percjelle te qeshuren ne cdo familje shqiptare.

"Kosova Sot": U be shume zhurme per treshen e humoristeve tanime ish-"THE SHBLSH-at" e "Portokallise". Edhe ne Kosove eshte shkruar dhe eshte folur mjaft per kete rast. Cila eshte e verteta e largimit te tyre nga "Portokallia"?
Agron Llakaj: Per kete do te ishte me mire te pyesnit vete te larguarit. Nuk besoj se meritojne aq vemendje sa une te merrem me ata.

"Kosova Sot": Tani, ata do ta bejne nje emision te tyrin humoristik ne "TV Klan". Ndjeni ndonje "rrezik" nga ky spektakel i ri?
Agron Llakaj: "Portokallia" nuk eshte nje spektakel qe garon me dike. "Portokallia", te vetmin rival qe ka eshte vetvetja.

Barcaleta

Nje polic shef njerin qe po ngiste nje kamion te mbushur me pinguina mbrapa. E ndalon dhe i thote:
- Ku shkon me gjithe keta pinguina ti ? Coji ne kopsht zologjik.
Te nesermen polici duke drejtuar trafikun dhef prap kte tipin me kamionin plot me pinguina dhe secilit i kishte vene syze. E ndalon prap dhe i thote:
- Or ti nuk te thashe ti coje ne kopsht zologjik dje ?
- I cova mor shef - pergjigjet shoferi. - Sot po i coj ne plazh.


Nje grup doktorresh nga bota shpiken nje kokerr qe te rinon 20 vjet. Keshtu qe thirren tre pleq, nje amerikan, nje italian dhe nje shqiptar. Therrasin te parin amerikanin dhe i japin lajmin per shqipkjen dhe i ofrojne nje kokerr. Amerikani i gezuar e pi dhe thote se tani mund te jetoje edhe 20 vjet per ta pare ameriken te behet superfuqi e padiskutueshme. Pastaj therrasin italianin. Dhe ai i gezuar e pi dhe thote se mezi pret te shijoje edhe 20 vjet te tjera femrat dhe ushqimin italian. Pastaj therrasin shqiptarin dhe i japin kokrren dhe i thone "kjo kokerr te rinon 20 vjet"
- Jo more te humb pensionin un - i thot shqiptari. 

Tuesday, October 19, 2010

Justin BiBa

Bet On It - Zac Efron - Music Video [HQ] (HSM2)

Labinot Tahiri Don Labi - Sa m`ka marr malli - New New 2009

Meda - Thuhet e shkruhet 2010

Folklori muzikor

  Folklori muzikor përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Në përshkrimet e studjusve të huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX është arritur përafërsisht në konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipërisë është folklori muzikor, por ka edhe krom edhe naftë.
Folklori muzikor bën një jetë aktive edhe sot, ndërkohë që gjurmët e lashtësisë së tij janë provuar që prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Në objekte të ndryshme arkeologjike – skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. – janë përfiguruar qartë vegla popullore, që përdoren deri në ditët tona, valltarë, këngëtarë, kostume karakteristike, etj.
Folklori muzikor shqiptar është jashtëzakonisht i pasur , çka dhe shprehet në ekzistencën e muzikës vokale që nga forma njëzërëshe e deri tek shumëzërëshi; në muzikën me vegla popullore; muzikën me zë e vegla; muzikën për shoqërimin e valleve popullore, etj. Këtyre u shtohet dhe një fond i madh veglash popullore të klasifikuara në katër grupet tashmë të njohura si ideofone, membranofone, kordofone, areofone.
Folklori muzikor shqiptar e bën jetën e vet në një ndarje specifike, që lidhet me format e të shprehurit muzikor dhe me tipet kryesore të instrumenteve të përdorur. Lumi i Shkumbinit, që përshkon mes për mes Shqipërinë, përvecse ndan dy dialektet kryesore të vendit në Gegë në Veri të Shkumbinit dhe në Toskë në Jug të Shkumbinit, shërben edhe si kufi natyror për klasifikimin e tipologjisë së folklorit muzikor. Në veri të lumit Shkumbin lokalizohet zona monodike e të shprehurit muzikor, e shoqëruar kjo me shkallët modale (diatonike apo kromatike) sëbashku me vegla muzikore specifike për këtë zonë, si lahuta dhe çiftelia. Ndërkohë, për trevat që shtrihen në jug të lumit Shkumbin është karakteristik fenomeni i të shprehurit muzikor në iso-polifoni (ang. Poliphonie with burdon) me përdorimin e shkallëve pentatonike si dhe të instrumenteve specifik si gajde dhe bicula (fyell i dyfishtë). Krahas muzikës fshatare pa shoqërim me vegla (a capella), duke nisur nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, lindi dhe u kristalizua muzika popullore qytetare, që në Jug të Shqipërisë takohet kyesisht në qytetet Korçe, Vlorë, Sarandë, Delvinë, Përmet, Leskovik, Pogradec, me formacionin polifonik të Sazeve (të përbërë nga instrumente të importuar si klarineta,violina dhe fizarmonika, si dhe nga vegla popullore karakteristike si lahuta, dajre, fyell), ndërsa në Veri në qytetet Shkodër, Durrës, Elbasan, Kavajë, etj., shoqëruar nga ansamble popullore monodike ose monodi me shoqërim (të përbërë nga vegla të importuara si klarineta, fizarmonika dhe violina, por edhe nga vegla të traditës popullore, si kemanxhia, fyelli.