Tuesday, October 26, 2010

Humori na bashkon"Agron Llakaj"

Agron Llakaj eshte pa dyshim nder aktoret me te mire te humorit ne mbare trojet shqiptare. Rolet e tij pelqehen nga te gjithe. Ai, ne nje interviste dhene "Kosoves Sot", flet edhe per largimin e grupit te mirenjohur "THE SHBLSH", per "Portokalline", per aktoret e Kosoves, si dhe per shume gjera te tjera interesante

"Kosova Sot": Ne fillim te kesaj interviste do te donim te na flisnit dicka per edicionin e sivjetshem te "Portokallise". Sa ka ndryshuar "Portokallia" nga edicioni i kaluar?
Agron Llakaj: Duke bere nje retrospektive te asaj cka ka qene "Portokallia" dhe te asaj cka eshte, lirisht mund te them se eshte kthyer ne akademi te humorit per gjithe shqiptaret. "Portokallia" ndryshon nga sezoni ne sezon, per te qene gjithmone e kerkuar dhe gjithmone e re dhe e fresket. Sezoni i ri ka filluar fuqishem, me nje riformatim te ri te te gjithe elementeve perberese te spektaklit. Besoj se jemi aty ku duhet dhe do te mberrijme patjeter qellimin tone qe "Portokallia" te jete e kerkuar cdo te diel dhe te percjelle te qeshuren ne cdo familje shqiptare.

"Kosova Sot": U be shume zhurme per treshen e humoristeve tanime ish-"THE SHBLSH-at" e "Portokallise". Edhe ne Kosove eshte shkruar dhe eshte folur mjaft per kete rast. Cila eshte e verteta e largimit te tyre nga "Portokallia"?
Agron Llakaj: Per kete do te ishte me mire te pyesnit vete te larguarit. Nuk besoj se meritojne aq vemendje sa une te merrem me ata.

"Kosova Sot": Tani, ata do ta bejne nje emision te tyrin humoristik ne "TV Klan". Ndjeni ndonje "rrezik" nga ky spektakel i ri?
Agron Llakaj: "Portokallia" nuk eshte nje spektakel qe garon me dike. "Portokallia", te vetmin rival qe ka eshte vetvetja.

No comments:

Post a Comment