Ne pjesën jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë shtrihet Pellgu i Ohrit dhe Strugës, i vendosur ndërmjet maleve Jabllanica, Malit të Belicës dhe Mokrës në perëndim, Galiçicës, Petrines, Malit Pllaçin dhe Ilien në lindje; Stogovës dhe pjesës së saj e Karaormanit në veri dhe krahinës malore Gora në jug.Pellgu përfshin sipërfaqe prej 103.407ha.Struga gjendet në lartësi mbidetare prej 698m.Struga është e vendosur në rrëzë të malit Jabllanica në Pellgun e Ohrit dhe në anën veriore të Liqenit të Ohrit pranë vendit ku rrjedh lumi Drini i Zi po nga Liqeni i Ohrit. Mendohet se qysh nga periudhat e hershme kohore ka egzistuar një vendbanim me emrin Enhalon, emër që mendohet se ka prejardhje nga gjuha e vjetër greke, që në përkthim don të thotë ngjalë. Më vonë vendbanimi e mori emrin Strugë, që don të thotë mëngë dore, hu edhe atë në vendin e gjuajtjes së peshkut. Komuna e Strugës përrfshin sipërfaqe prej 573ha, ose në 1/3-tën pjesë nga linja e përgjithshme bregore e liqenit, d.m.th në gjysmën e sipërfaqes së përgjithshme të pellgut. Në këtë sipërfaqe ndodhet qyteti Strugë me 50 vendbanime (Misleshova, Drasllajca, Moroishta, Llozhani, Bixhova, Vranishta, Belica e Poshtme, Zagraçani, Kalishti, Mali Vllaj, Ladorishti, Radozhda, Frëngova, Shumi, Oktisi, Vishnja, Belica e Epërme, Drenoku, Modriçi, Glloboçica, , Nerezi, Bezeva, Jabllanica, Llakajca, Priskupshtina, Burineci, Zbazhdi, Llukova, Prisovjani, Rzhanova, Sellca, Brezova, Bogovica, Toska, Dollogozhda, Koroshishta, Livadhia, Misllodezhda, Novosela, Pohumi, Zhepini, Boroveci, Llabunishti, Podgorca, Tashmaronishta, Veleshta, Tateshi i Epërm, Tateshi i Poshtëm dhe Dobovjani).
No comments:
Post a Comment