Tuesday, October 26, 2010

Humori na bashkon"Agron Llakaj"

Agron Llakaj eshte pa dyshim nder aktoret me te mire te humorit ne mbare trojet shqiptare. Rolet e tij pelqehen nga te gjithe. Ai, ne nje interviste dhene "Kosoves Sot", flet edhe per largimin e grupit te mirenjohur "THE SHBLSH", per "Portokalline", per aktoret e Kosoves, si dhe per shume gjera te tjera interesante

"Kosova Sot": Ne fillim te kesaj interviste do te donim te na flisnit dicka per edicionin e sivjetshem te "Portokallise". Sa ka ndryshuar "Portokallia" nga edicioni i kaluar?
Agron Llakaj: Duke bere nje retrospektive te asaj cka ka qene "Portokallia" dhe te asaj cka eshte, lirisht mund te them se eshte kthyer ne akademi te humorit per gjithe shqiptaret. "Portokallia" ndryshon nga sezoni ne sezon, per te qene gjithmone e kerkuar dhe gjithmone e re dhe e fresket. Sezoni i ri ka filluar fuqishem, me nje riformatim te ri te te gjithe elementeve perberese te spektaklit. Besoj se jemi aty ku duhet dhe do te mberrijme patjeter qellimin tone qe "Portokallia" te jete e kerkuar cdo te diel dhe te percjelle te qeshuren ne cdo familje shqiptare.

"Kosova Sot": U be shume zhurme per treshen e humoristeve tanime ish-"THE SHBLSH-at" e "Portokallise". Edhe ne Kosove eshte shkruar dhe eshte folur mjaft per kete rast. Cila eshte e verteta e largimit te tyre nga "Portokallia"?
Agron Llakaj: Per kete do te ishte me mire te pyesnit vete te larguarit. Nuk besoj se meritojne aq vemendje sa une te merrem me ata.

"Kosova Sot": Tani, ata do ta bejne nje emision te tyrin humoristik ne "TV Klan". Ndjeni ndonje "rrezik" nga ky spektakel i ri?
Agron Llakaj: "Portokallia" nuk eshte nje spektakel qe garon me dike. "Portokallia", te vetmin rival qe ka eshte vetvetja.

Barcaleta

Nje polic shef njerin qe po ngiste nje kamion te mbushur me pinguina mbrapa. E ndalon dhe i thote:
- Ku shkon me gjithe keta pinguina ti ? Coji ne kopsht zologjik.
Te nesermen polici duke drejtuar trafikun dhef prap kte tipin me kamionin plot me pinguina dhe secilit i kishte vene syze. E ndalon prap dhe i thote:
- Or ti nuk te thashe ti coje ne kopsht zologjik dje ?
- I cova mor shef - pergjigjet shoferi. - Sot po i coj ne plazh.


Nje grup doktorresh nga bota shpiken nje kokerr qe te rinon 20 vjet. Keshtu qe thirren tre pleq, nje amerikan, nje italian dhe nje shqiptar. Therrasin te parin amerikanin dhe i japin lajmin per shqipkjen dhe i ofrojne nje kokerr. Amerikani i gezuar e pi dhe thote se tani mund te jetoje edhe 20 vjet per ta pare ameriken te behet superfuqi e padiskutueshme. Pastaj therrasin italianin. Dhe ai i gezuar e pi dhe thote se mezi pret te shijoje edhe 20 vjet te tjera femrat dhe ushqimin italian. Pastaj therrasin shqiptarin dhe i japin kokrren dhe i thone "kjo kokerr te rinon 20 vjet"
- Jo more te humb pensionin un - i thot shqiptari. 

Tuesday, October 19, 2010

Justin BiBa

Bet On It - Zac Efron - Music Video [HQ] (HSM2)

Labinot Tahiri Don Labi - Sa m`ka marr malli - New New 2009

Meda - Thuhet e shkruhet 2010

Folklori muzikor

  Folklori muzikor përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Në përshkrimet e studjusve të huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX është arritur përafërsisht në konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipërisë është folklori muzikor, por ka edhe krom edhe naftë.
Folklori muzikor bën një jetë aktive edhe sot, ndërkohë që gjurmët e lashtësisë së tij janë provuar që prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Në objekte të ndryshme arkeologjike – skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. – janë përfiguruar qartë vegla popullore, që përdoren deri në ditët tona, valltarë, këngëtarë, kostume karakteristike, etj.
Folklori muzikor shqiptar është jashtëzakonisht i pasur , çka dhe shprehet në ekzistencën e muzikës vokale që nga forma njëzërëshe e deri tek shumëzërëshi; në muzikën me vegla popullore; muzikën me zë e vegla; muzikën për shoqërimin e valleve popullore, etj. Këtyre u shtohet dhe një fond i madh veglash popullore të klasifikuara në katër grupet tashmë të njohura si ideofone, membranofone, kordofone, areofone.
Folklori muzikor shqiptar e bën jetën e vet në një ndarje specifike, që lidhet me format e të shprehurit muzikor dhe me tipet kryesore të instrumenteve të përdorur. Lumi i Shkumbinit, që përshkon mes për mes Shqipërinë, përvecse ndan dy dialektet kryesore të vendit në Gegë në Veri të Shkumbinit dhe në Toskë në Jug të Shkumbinit, shërben edhe si kufi natyror për klasifikimin e tipologjisë së folklorit muzikor. Në veri të lumit Shkumbin lokalizohet zona monodike e të shprehurit muzikor, e shoqëruar kjo me shkallët modale (diatonike apo kromatike) sëbashku me vegla muzikore specifike për këtë zonë, si lahuta dhe çiftelia. Ndërkohë, për trevat që shtrihen në jug të lumit Shkumbin është karakteristik fenomeni i të shprehurit muzikor në iso-polifoni (ang. Poliphonie with burdon) me përdorimin e shkallëve pentatonike si dhe të instrumenteve specifik si gajde dhe bicula (fyell i dyfishtë). Krahas muzikës fshatare pa shoqërim me vegla (a capella), duke nisur nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, lindi dhe u kristalizua muzika popullore qytetare, që në Jug të Shqipërisë takohet kyesisht në qytetet Korçe, Vlorë, Sarandë, Delvinë, Përmet, Leskovik, Pogradec, me formacionin polifonik të Sazeve (të përbërë nga instrumente të importuar si klarineta,violina dhe fizarmonika, si dhe nga vegla popullore karakteristike si lahuta, dajre, fyell), ndërsa në Veri në qytetet Shkodër, Durrës, Elbasan, Kavajë, etj., shoqëruar nga ansamble popullore monodike ose monodi me shoqërim (të përbërë nga vegla të importuara si klarineta, fizarmonika dhe violina, por edhe nga vegla të traditës popullore, si kemanxhia, fyelli.

Tuesday, October 12, 2010

Biografia dhe karriera e Gentiana Ismaili



Gentiana "Genta" Ismajli është një këngëtare shqiptare nga Kosova. Ajo u bë i njohur në Kosovë dhe rajone të tjera me popullsi shqiptare folur, me këngën "Kthehu" (Come Back); pastaj ajo këndoi në një TV-show on RTK-së, transmetues kryesore të Kosovës.

Vetëm disa muaj pasi ajo ishte e lindur, ajo dhe prindërit e saj u zhvendos në Çikago në Shtetet e Bashkuara. Në moshën e 19, ajo shkoi përsëri në Kosovë për të kënduar një këngë, të quajtur Dridhem. Këngë u bë një hit i menjëhershëm, i cili ka ndezur Gentiana karrierën e muzikës. Ajo së shpejti u zhvendos në Kosovë me qëllim të mbetura për të mirë, dhe ka marrë pjesë në disa konkurse muzikë, si në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo fitoi "Kënga Magjike" 2005 me këngën "S'dua tjetër", i përbërë nga Adrian Hila një kompozitor shqiptar. Ajo mori 292 pikë. Grupit pop "Aurora" ishte në vendin e dytë, dhe Teuta Selimi (një kompozitore,këngëtar) ishte në vendin e tretë me 269 pikë. Genta hit parë ishte "Kthehu". Videoklip u lirua në Amerikë dhe kur ajo erdhi në Kosovë, ajo ishte e njohur tashmë si një këngëtare e madhe. Gentiana vazhdoi karrierën e saj në Kosovë për tre vjet të tjera me të dashurin Milot e saj. Ajo ka pasur sukses të madh, ajo atëherë u kthye në Amerikë, disa herë për të parë prindërit e saj dhe u kthye në Kosovë me shumë këngë të mira.

Monday, October 11, 2010

Bubrrec

Poezia per Nenen tereza "Lamtumire".


Po e lë shtëpinë zemërfanar
Vendlindje e farefis,
Po vete n'Bengalin dergjvrarë
Atje, në të largtin vis.

Lë të njohurit në mejtime

Të afërmit e vatrën shqim,
Më tërheq zemra ime
T'i shërbej Krishtit tim.

Nënë e dashur, lamtumirë

Ju lë shënde'n, miq të mi,
Më djeg, o, një fuqi e dlirë
Drejt të përflakurës Indi...

Dhe anija lehtë lehtë lundron

Pret valët e detit të trazuar,
Për herë të fundit syri vrojton
Brigjet e Evropës së hakërruar,

Qëndron në anije e galduar

Fytyr'e përvuajtur gjithë hare
E Krishtit flijetarja e vluar.
Nuse e njomë e botës së re,

Një kryq hekuri n'dorë shtërngon

Shpëtimi lëvarshëm kumbon në të,
E shpirti i gatshëm pranon
Blaten e rëndë fli për të,

>> Pranoje, këtë flijim o Zot,

Dëshmi e përbetimit që të dashuroj,
Ndihmoi gjallesës Tënde sot
Që emrin do të ta madhëroj!

Si shpërblim, Të lus o i Hirt',

O Ati ynë plot mirësi
Të më japësh vetëm atë shpirt
Atë shpirt që - veçse Ti e di<<.

Dhe t'imtë, të pastër si n'ag vere vesojnë

Të valët lot rrjedhin qetë, me mall,
Që betimin për Ty prore e madhërojnë
Për të madhin blatim që tani u shpall.

Pozita gjeografike e Maqedonis

Ne pjesën jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë shtrihet Pellgu i Ohrit dhe Strugës, i vendosur ndërmjet maleve Jabllanica, Malit të Belicës dhe Mokrës në perëndim, Galiçicës, Petrines, Malit Pllaçin dhe Ilien në lindje; Stogovës dhe pjesës së saj e Karaormanit në veri dhe krahinës malore Gora në jug.Pellgu përfshin sipërfaqe prej 103.407ha.Struga gjendet në lartësi mbidetare prej 698m.Struga është e vendosur në rrëzë të malit Jabllanica në Pellgun e Ohrit dhe në anën veriore të Liqenit të Ohrit pranë vendit ku rrjedh lumi Drini i Zi po nga Liqeni i Ohrit. Mendohet se qysh nga periudhat e hershme kohore ka egzistuar një vendbanim me emrin Enhalon, emër që mendohet se ka prejardhje nga gjuha e vjetër greke, që në përkthim don të thotë ngjalë. Më vonë vendbanimi e mori emrin Strugë, që don të thotë mëngë dore, hu edhe atë në vendin e gjuajtjes së peshkut. Komuna e Strugës përrfshin sipërfaqe prej 573ha, ose në 1/3-tën pjesë nga linja e përgjithshme bregore e liqenit, d.m.th në gjysmën e sipërfaqes së përgjithshme të pellgut. Në këtë sipërfaqe ndodhet qyteti Strugë me 50 vendbanime (Misleshova, Drasllajca, Moroishta, Llozhani, Bixhova, Vranishta, Belica e Poshtme, Zagraçani, Kalishti, Mali Vllaj, Ladorishti, Radozhda, Frëngova, Shumi, Oktisi, Vishnja, Belica e Epërme, Drenoku, Modriçi, Glloboçica, , Nerezi, Bezeva, Jabllanica, Llakajca, Priskupshtina, Burineci, Zbazhdi, Llukova, Prisovjani, Rzhanova, Sellca, Brezova, Bogovica, Toska, Dollogozhda, Koroshishta, Livadhia, Misllodezhda, Novosela, Pohumi, Zhepini, Boroveci, Llabunishti, Podgorca, Tashmaronishta, Veleshta, Tateshi i Epërm, Tateshi i Poshtëm dhe Dobovjani).

Historia e futbollit

Historia e futbollit shtrihet në një hark kohor prej 100 vjetësh. Gjithçka filloi në vitin 1863 në Angli, ku Ragby Futboll dhe Federata e Futbollit morën drejtime të ndryshme nga njëra - tjetra dhe Federata e parë e futbollit u krijua me emrin Federata e Futbollit të Anglisë. Të dyja këto lloje të futbollit (ragby dhe futboll) kanë të njëjtat rrënje dhe që të dyja janë degëzuar në mënyra të ndryshme gjatë periudhave të ndryshme kohore. Historia e tyre e hershme tregon për të paktën gjashtë lojra të ndryshme, me të cilat historia e zhvillimit të futbollit është e lidhur dhe nëpërmjet të cilave është arritur të ndërtohet kjo histori. Luajtja e topit me këmbë ka ekzistuar prej mijëra vjetësh dhe nuk ka asnjë arsye të besohet se kjo lloj të luajturi është rrjedhojë “natyrore” e të luajturit të topit me dore.
Forma më e hershme e lojës së futbollit, për të cilën ka evidencë shkencore, ishte një ushtrim i kësaj aftësie në shekullin e dytë dhe të tretë para Krishtit, në Kinë. Një libër instruksionesh ushtarake prej kohës së Dinastisë Han, përfshin ndërmjet ushtrimeve të edukimit fizik edhe ushtrimin “Tsu’Chu”. Ky ushtrim konsiston në gjuajtjen e një topi lëkure të mbushur me pupla dhe qime brenda një të çare 30 – 40 cm në gjerësi, në një rrjetë të vogël të lidhur në shkopa bambuje. Ky ushtrim sigurisht kërkonte aftësi të madhe për ta kryer.
Një formë tjetër e futbollit, gjithashtu e ardhur nga Lindja e largët, ishte Kemari japonez, me origjinë 500 deri në 600 vjet më vonë dhe që akoma luhet në ditët e sotme. Ky është një lloj futbolli që luhet në rreth, më pak spektakolar, por me një eksperiencë më dinjitoze dhe ceremoniale. Kjo lojë nuk ishte kompetitive dhe lojtarët nuk luftonin për topin fare, ndryshe nga loja kineze. Lojtarët duhej t’i pasonin topin njëri-tjetrit në një fushë të vogël, pa e lënë topin të bjerë në tokë.
Loja greke “episkyros”, për të cilën nuk ka shumë informacion, ishte më aktive, ashtu si edhe loja “harpastum” e romakëve. E dyta luhej me top më të vogël, me dy skuadra që luanin në një fushë drejtkëndëshe të vijëzuar dhe me një vijë që ndante fushën në mes. Qëllimi i lojës ishte të kalojë topin në mesfushën kundërshtare. Përdorimi i këmbëve për të qëlluar topin ishte shumë i vogël. Kjo lojë ishte mjaft e përhapur për 700 – 800 vjet dhe megjithëse romaket e prezantuan këtë lojë edhe në Angli, nuk besohet që kjo lojë të jetë paraardhëse e lojës së sotme të futbollit.

Pozita gjeografike e Shqiperis

Shqiperia eshte nje vend ne Europen Juglindore, ne perendim te gadishullit te Ballkanit.Ajo ndodhet midis koordinatave gjeografike 39 grade e 38' dhe 42 grade e 39' te gjeresise veriore dhe 19 grade e 16' te gjeresise lindore, ne largesi pothuajse te barabarte nga Ekuadori dhe Poli i Veriut.Siperfaqja e pergjithshme 28.748 kilometra katrore.Kryeqyteti i saj eshte Tirana.Gjatesia e pergjithshme e vijes kufitare eshte 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokesor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor.


  Shqiperia ka nje pozite te favorshme gjeografike, pasi gjendet ne kryqezimin e rrugeve me te shkurtera qe kalojne nga Mesdheu perendimor per ne Ballkan e Azine e Vogel dhe kontrollon kalimin permes kanalit detar te Otrantos.Luginat e saj me te gjera jane ato te lumenjeve Drin, Shkumbi dhe Vjose, qe lehtesojne, njekohesisht, lidhjen e brendeshme te Ballkanit me detin Adriatik dhe te Azise se Vogel me viset e Mesdheut.Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunes deri ne Kepin e Gjuhezes.Ne gjirin e Vlores e ne drejtim te jugut, bregdeti eshte i larte, shkembor, ku dominon mali i Karaburunit.Gjiret kryesore te Shqiperise jane: gjiri i Drinit, i Lalezit, i Durresit, i Karavastas dhe i Vlores, ne hyrje te se ciles gjendet ishulli i Sazanit.

Sunday, October 10, 2010

Si duhet ti edukojme femijet?

 Fëmijët e kuptojnë rëndësinë e respektit nëse shohin respekt dhe mirësjellje në shtëpi dhe në mjedisin ku jetojnë. Kontrolloni librat që lexojnë dhe programet televizive të cilat ndjekin.
Fëmija juaj është i pasjellshëm, përdor fjalë të papërshtatshme, nuk di si të sillet dhe nuk ia ka idenë e respektit?Televizioni ndikon në formimin e karakterit të fëmijëve. Por edhe sjellja dhe mënyra e të folurit e nënës-babait dhe pjesëtarëve të familjes luan një rol të rëndësishëm në edukimin e tyre. Fëmijët në fillim respektin e shohin tek ju. Ankesa më e shpeshtë e familjeve bëhet rreth sjelljeve të pahijshme të fëmijëve. Fëmijët nuk tregohen fare të kujdesshëm në mënyrën e të ulurit, të folurit pranë të rriturve. Ulen këmbë mbi këmbë pranë të rriturve, flasin krejt haptazi dhe grinden në mënyrën më të turpshme. Padyshim se televizioni dhe ambjenti janë faktorë të rëndësishëm në krijimin e situatave të tilla tek fëmijët . Sjelljet e kundërta me respektin, mirësjelljen, etikën dhe kulturën të shfaqura në telenovela nxisin më shumë sjelljet e pahijshme dhe zgjedhjen e një modeli shembull nga fëmijët. Përdorimi i një metode të gabuar i nënës dhe babait rreth temës së respektit shkakton një shmangie, largim të fëmijëve. Fjalët fyese dhe ofenduese të përdorura nga nëna apo babai gjatë diskutimit me njëri-tjetrin ndikojnë negativisht tek fëmijët. Edhe pse prindi nuk e kupton , në atë cast fëmija ndikohet jashtë mase nga ata fjalë. Fillon të sillet në të njëjtën mënyrë edhe me moshatarët e tij. Në shumicën e rasteve fëmijët të cilët nuk janë të sjellshëm ndaj të tjerëve nuk kanë respekt as për veten e tyre. Sa më shumë sjellje të hijshme dhe fjalë të mira të ketë brenda familjes aq më shumë pritet që fëmija të jetë i edukuar dhe i sjellshmëm. Fëmija i cili ushqen ndjenjën e respektit ndaj të rriturve, mbron të tjerët, nuk dëmton ambjentin ku jeton as materialisht as moralisht mund të përkufizohet si një fëmijë i edukuar. Nëse dëshironi që fëmija juaj të jetë i edukuar atëherë silluni seriozisht përsa i përket çështjeve serioze. Ky seriozitet duhet të ruhet që nga fillimi deri në fund të fjalës pa i hapur rrugë talljeve. Sa më serioz të jetë prindi në shpjegimin e çështjes aq më tepër do ta vlerësojë fëmija. me seriozitet nuk nënkuptohet përdorimi i dhunës por kuptohet vendosmëria dhe siguria në fjalët e thëna.

Saturday, October 9, 2010

Biologjia

Kjo fushë përfshin një mori disiplinash që ekzaminojnë fenomenet e lidhura me organizmat. Shkalla e studimit shkon nga biofizika e deri te ekologjia. Biologjia studion karakteristikat, klasifikimin dhe sjelljen e organizmave, ashtu si edhe si u formuan speciet dhe ndërlidhja e tyre me njëra tjetrën dhe mjedisin.
Fushat biologjike të botanikës, zoologjisë dhe mjekësisë datojnë qysh nga fillimet e qytetërimeve, kurse mikrobiologjia u shfaq për herë të parë në shekullin e 17-të me shpikjen e mikroskopit. Gjithsesi, nuk ishte deri në shekullin e 19-të që biologjia u bë një fushë e unifikuar. Kur shkencëtarët zbuluan të përbashkëtat e të gjitha qenieve të gjalla, u vendos që ato të studioheshin si një e tërë.
Disa zhvillime kyçe në biologji ishin zbulimi i gjenetikës; Teoria e evolucionit e Darvinit; Teoria e mikrobeve dhe aplikimi i saj në teknikat e kimisë dhe fizikës në nivelin e qelizave ose molekulave organike.

Informatika

Procesorë moderne janë projektuar nga dy kompani të ndryshme: Intel dhe Advanced Micro Devices (AMD). Procesorë Intel më së shpeshti përdoren në sistemet kompjuterike parafabrikuara, të tilla si ato të Dell dhe HP. Kompania fokusohet në dy linja të ndryshme të procesorë: Pentium dhe Celeron. Procesorë Pentium janë të stilit të mëdha mikroçip që punon në tavolinën e punës më shumë dhe disa laptopë. Ata mund të trajtojë të lartë përpunimi-kërkesës, të tilla si ai që ka gjetur në lojrave 3D, editim video dhe multimedia-aplikacioneve tjera të forta. Procesorë Celeron janë më kompakt modele me aftësinë për të drejtuar një kompjuter bazë me efikasitet dhe kosto-efektive. Shkarko procesorë AMD-së e kompjuterit mund të gjenden në modelet e parafabrikuara, megjithatë, janë më të zakonshme me të në shtëpi ose makina ndërtuar sistemet e projektuar posaçërisht. AMD është e para për të ndërtuar një procesor 64-bit, e aftë të lartë aplikacioneve fund përdorimit me operacionet grafike intensive. Standarde e mëparshme industri ka qenë 32 bit-përpunim. Disa procesorë AMD ofrojnë ndërtuar në mbrojtjen e virusit.

Letersia gojore

Letërsia gojore ndryshe quhet edhe letërsi popullore. Kjo letërsi ka qenë më prezente në kohën kur njerëzit akoma nuk dinin shkrim dhe lexim, kështu që gjërat e shkruara kanë qenë të rrëfyera gojarisht. Krijimtaria shpirtërore e nje populli e krijuar që nga kohët më të lashta dhe të trashëguar brez pas brezi dhe vazhdimisht e përtritur dhe e pasuruar me fenomenët të reja varësisht nga koha dhe vendi perbene fontin e veqante te folkloristikës qe quhet letërsi gojore apo popullore. Kjo krijimtari shpirtërore na jep një pasqyrë afërsisht të sakte te jetës shpirtërore te një populli duke e vështruar atë nga aspektet shoqerore,ekonomike,familjare,mitologjike,kanonore,ndernjerezore dhe morale.Populli i këtyre periudhave edhe pse i pa formuar intelektualisht për ta zhvilluar nje jetë të pasur shpirtërore dhe ketë jet ka ditur ta paraqes dhe përfytyroj artistikisht. Letërsia gojore ka një periudh historike shumë të gjatë.Fillimet e saj janë qe ne kohën e egersisë kur njeriu ka pasur nevoj ti komunikoj tjetrit pervojen e fituar ne luft me kafshet apo natyren dhe duke ua transmetuar te tjereve ne fillim me gjeste e me von edhe gojarisht

POEZI PER NENEN 2010 NGA REMIXHO OGRAJA